Google ADS

Turqia raporton mbi 111 mijë raste të reja me COVID-19

23:52 | 4 Shkurt 2022
Trina Galanxhi

Turqia gjatë ditës së fundit ka regjistruar mbi 111 mijë raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë konfirmoi 11.157 infeksione të reja me COVID-19, 248 vdekje dhe 83.536 pacientë që fituan betejën kundër virusit.

Brenda ditës së fundit, autoritetet shëndetësore kanë kryer 468.152 teste të dyshuara për COVID-19.

Për të luftuar përhapjen e koronavirusit, vendi deri më tani ka administruar mbi 142.7 milionë doza të vaksinave COVID-19. Mbi 57.4 milionë kanë marrë dozën e parë, ndërsa mbi 52.4 milionë janë vaksinuar plotësisht me të dy dozat e nevojshme.

Autoritetet po ashtu kanë administruar dozat e treta përforcuese për mbi 25.4 milionë qytetarë të vendit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme