Google ADS

Turqia raporton 18.912 raste të reja me COVID-19

01:14 | 18 Mars 2021
Trina Galanxhi

Turqia gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 18.912 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), përfshirë 869 pacientë simptomatikë, me çka numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 ka tejkaluar shifrën 2.93 milionë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, në vend janë regjistruar 73 viktima të tjera nga koronavirusi, duke e çuar në 29.696 numrin e përgjithshëm të viktimave nga virusi.

Institucionet shëndetësore njoftojnë se 17.161 pacientë të tjerë fituan betejën kundër koronavirusit, ndërsa që nga shpërthimi i pandemisë numri i pacientëve të shëruar ka shkuar në mbi 2.75 milionë.

Deri më tani, autoritetet shëndetësore kanë kryer mbi 35.6 milionë teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 167.526 teste të kryera brenda ditës së fundit.

Shifrat e fundit tregojnë se numri i pacientëve me COVID-19 që janë në gjendje kritike aktualisht është 1.484.

Në muajin janar, Turqia filloi një fushatë masive të vaksinimit kundër pandemisë COVID-19, duke filluar me punonjësit shëndetësor së bashku me zyrtarë të lartë për të inkurajuar besimin e publikut në vaksinat.

Sipas shifrave zyrtare, Turqia deri më tani në mbarë vendin ka administruar mbi 12.35 milionë doza të vaksinës, prej të cilave mbi 7.98 pesona kanë marrë dozat e para dhe mbi 4.36 milionë doza të dyta.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme