Turqia gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 14.556 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), përfshirë 814 raste simptomatike, me çka numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me këtë virus në vend ka tejkaluar shifrën 2.82 milionë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, në vend janë regjistruar 67 viktima të tjera nga koronavirusi, duke e çuar në 29.227 numrin e përgjithshëm të vdekjeve.
Institucionet shëndetësore njoftojnë se 9.193 pacientë të tjerë fituan betejën kundër koronavirusit, duke e çuar në mbi 2.64 milionë numrin e përgjithshëm e pacientëve të shëruar nga virusi.
Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore kanë kryer mbi 34.54 milionë teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 145.130 teste të kryera brenda ditës së fundit.
Shifrat e fundit tregojnë se numri i pacientëve të prekur nga COVID-19 që janë në gjendje kritike aktualisht është 1.309.
Deri më tani, sipas shifrave zyrtare, Turqia në mbarë vendin ka administruar mbi 10.41 milionë doza të vaksinës kundër virusit COVID-19.
Më 14 janar, Turqia nisi një fushatë masive të vaksinimit kundër pandemisë, duke filluar punonjësit shëndetësor së bashku me zyrtarë të lartë për të inkurajuar besimin e publikut te vaksina.
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe