Turqia priti mbi 23 milionë vizitorë të huaj për shtatë muaj

01:26 | 24 Gusht 2022
Trina Galanxhi

Numri i vizitorëve të huaj të ardhur në Turqi në periudhën e 7 muajve të parë të vitit është rritur me 128 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ministria turke e Kulturës dhe Turizmit, ka ndarë të dhënat lidhur me numrin e vizitorëve të huajt të ardhur në vend për periudhën janar-korrik të vitit.

Numri i vizitorëve të huaj për periudhën janar-korrik është rritur me 128 për qind në krahasim me periudhën 7 mujore të një viti më parë dhe ka arritur në 23 milionë e 30 mijë e 209 vizitorë, shkruan Anadolu.

Në renditjen e vendeve që kanë dërguar më shumë vizitorë në Turqi, renditet e para Gjermania me 2 milionë e 992 mijë e 551 me një rritje prej 137 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të një viti më parë, ndërsa vijon e dyta Rusia me 2 milionë e 197 mijë e 331 me një rritje prej 41 për qind si dhe e treta Britania me 1 milion e 810 mijë turistë.

Rritja në korrik 52 për qind

Turqia, në korrik të këtij viti priti 6 milionë e 665 mijë e 129 vizitorë të huaj me një rritje prej 52 për qind në krahasim me të njëjtën muaj të një viti më parë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme