Turqia është ende duke punuar që të organizojë një mbledhje mes presidentit rus Vladimir Putin dhe homologut të tij ukrainas Volodymyr Zelenskyy. Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Jashtëm i vendit Mevlut Cavusoglu ndërsa fliste për një NTV.
“E dimë se temat kritike do të vendosen në nivel liderësh, kështu që ne do të përpiqemi që t’i bëjmë bashkë liderët.”
Cavusoglu tha se Turqi vijon që t’u qaset negociatave me optimizëm të kmatur, sidomos pas atyre që janë konsideruar si krime lufte në Bucha dhe në Irpin që “ndikuan negativisht në proces.”
“Imazhet çnjerëzore nga rajone si Bucha dhe Irpin, të cilat ne gjithashtu i dënojmë, ndryshuan atmosferën. Krijuan një atmosferë negative në palën ukrainase. Ndërsa kishte deklarata të ndryshme nga Federata Ruse në lidhje me këtë, kjo në fund të fundit ndikoi negativisht në procesin e negociatave”, tha ai.
“Pavarësisht të gjitha atyre sfidave, Presidenti Zelensky tha se bisedimet mund të vazhdojnë… Por duhen dy liderë për të thënë po. Sidomos presidenti Putin”, shtoi ai.
Ministri i Jashtëm tha se ndërsa ekziston mundësia për një armëpushim, “nëse luftimet zgjasin dhe sulme të radhës ndodhin në Donbas, kjo do të jetë më e vështirë për t’u arritur”.
Në fillim të këtij muaji, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan i tha Presidentit Putin se do të donte ta bashkonte me Presidentin Zelensky, pas një takimi personal që u mbajt midis delegacioneve negociuese ruse dhe ukrainase në Stamboll në mars.”
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Mot i keq e erëra të forta, komuna e Prishtinës apelon qytet...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?