Pavarësisht paralajmërimeve të shumta nga SHBA për të hequr dorë nga blerja e sistemit raketor rus, presidenti turk Rexhep Taip Erdogan nuk është tërhequr.
Lideri turk bëri me dije se furnizimet me sistemin S-400 do të nisin në korrik. Një ditë më herët, zëvendëspresidenti i SHBA, Mike Pence kishte paralajmëruar se Turqia po rrezikon anëtarësinë e saj në NATO nëse e blen sistemin rus, që për Uashingtonin është një kërcënim për avionët amerikanë.
Presidenti turk tha se Ankaraja e ka shqyrtuar më herët edhe blerjen e sistemit raketor amerikan Patriot, por se oferta e SHBA-së “nuk ka qenë e favorshme si ajo e Rusisë”.
Ankaraja po krijon lidhje më të ngushta me Rusinë pas përkeqësimit të marrëdhënieve të saj me SHBA-në dhe Europën. Turqia ka ushtrinë e dytë më të madhe në NATO. Marrëdhëniet midis NATO-s dhe Rusisë janë përkeqësuar pas aneksimit të gadishullit ukrainas të Krimesë nga Moska, në vitin 2014./gsh/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...