Turqia po përjeton fazën e dytë të koronavirusit, thotë Ministri i Shëndetësisë

11:48 | 3 Shtator 2020
Trina Galanxhi

Ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, ka theksuar se Turqia është duke përjetuar fazën e dytë të shpërthimit të koronavirusit, ndërsa njoftoi për kufizime të reja në dasma dhe tubime tjetra shoqërore.

Fatalitetet kanë arritur në nivelin më të lartë që nga mesi i majit, kur bllokimet ishin në vend, dhe rastet e reja janë rritur në mes të qershorit, në pothuajse 1,600, shkruan Reuters, transmeton portali arbresh.info

Numri i rasteve të reja u rrit me 1,596 në 273,301 në 24 orët e fundit, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, ndërsa numri i të vdekurve nga virusi u rrit me 45 në 6,462 gjatë ditës së mërkurë.

“Ne jemi duke e kaluar fazën e dytë të shpërthimit me koronavirus. Pakujdesia nëpër dasma dhe festa fetare na ka sjellur në këtë pikë”, tha ai, pas takimit me ekspertët për koronavirus në Ankara.

Mjekët dhe grupet mjekësore kanë thënë se disa spitale janë të stërmbushura me njerëz të infekstuar.

Shoqata e Mjekëve Turq tha muajin e kaluar se bazuar në testet e antitrupave, ka të ngjarë të ketë rreth 10 herë më shumë pacientë me koronavirus aktiv sesa sugjerohet nga llogaria zyrtare.

Koca i qëndroi saktësisë së statistikave zyrtare dhe i nxiti njerëzit të jenë më të kujdesshëm./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme