Turqia është duke u përgatitur për një operacion të ri ushtarak në Siri së bashku me Ushtrinë e Lirë Siriane (FSA) kundër grupit terrorist të YPG (Njësitë e Mbrojtjes së Popullit) kurd, njoftoi media turke.
Faza e parë e operacionit ushtarak pritet të përfshijë më shumë se 5.000 luftëtarë të FSA, transmeton portali arbresh.info
Nuk është publikuar asnjë datë specifike për fillimin e operacionit të ri ushtarak në Siri. Aktualisht, ka rreth 25,000 ushtarakë turq në kufirin me Sirinë.
Turqia ka lëvizur pajisjet ushtarake në kufirin e saj me Sirinë që nga 21 qershori.
Pajisjet ushtarake janë vendosur në provincën jug-qendrore të Turqisë të Kilis, e cila kufizohet me territoret siriane të kontrolluara nga YPG dhe PYD./arbresh.info/
Ambasadori britanik në terren me policinë, testojnë dronët e...
Spiunohen politikanët amerikanë/ Pekini tentoi të ndërhynte ...
Këto janë 4 komunat që prijnë me transparencën buxhetore
Kukaj: Sistemi arsimor të fokusohet tek edukimi i mirëfilltë...
Hapen aplikimet për stacionet e plazheve, Kumbaro: Vetëm për...
Para ndeshjes me Rumaninë, delegacioni i FFK-së mirëpritet n...