Presidenti i Komisionit Europian, Jean Claude-Juncker, ka deklaruar se Turqia është duke u larguar nga Europa me hapa gjigandë.
“Erdogan ka shpresuar se Europa do të heq dorë nga bisedimet, në mënyrë që të fajesojë BE-në për dështimet e veta”, ka shtuar Juncker, raporton AFP, transmeton portali arbresh.info
Ai shtoi se BE-ja duhet të shmangë ‘rënien në një grackë të tillë’, pasi ‘përgjegjësia është plotësisht në anën turke’.
“Pyetja se a duhet t’i japim fund negociatave është teorike, sepse në parim nuk ka negociata”, tha ai.
Turqia filloi negociatat për pranimin në BE në vitin 2005, mëgjithatë ‘përparimi ka qenë shumë i ngadalshëm’, pavarësisht premtimeve të BE-së se negociatat do të përshpejtohen me marrëveshjen e arritur me Ankranë për ndalimin e refugjatëve nga Lindja e Mesme.
Tensionet mes BE-së dhe Turqisë janë rritur dukshëm pas tentimit për grusht shtet gjatë vitit të kaluar./arbresh.info/
Aktakuzë ndaj një mjeku të QKUK-së që lëshojë dokument të fa...
Rritet numri i të vrarëve në sulmin rus në Odesa
Chiesa rikthehet në Itali, afër gjigantit italian
Bedri Hamza në Zvicër: Diasporën do ta kemi edhe në Kuvend d...
Ishte në kërkim nga drejtësia, arrestohet një 40 vjeçar në H...
Mickoski: Është koha të flasim për ardhmërinë