Google ADS

Turqia përfundon ndërtimin i gjysmës së murit në kufi me Sirinë

13:29 | 26 Shkurt 2017
Arbresh.info

Drejtoria turke për ndërtimin e banesave publike (TOKI) ka përfunduar gati gjysmën e ndërtimit të “murit të sigurisë” në kufirin turko-sirian.

“Trashësia e murit është 30 centimetra. Muri është ndërtuar në atë mënyrë që nesër mund të lëviz në një vend tjetër. Gjatë ndërtimit përdorim beton të rezistencës së lartë”, ka thënë Turan.

Ai shtoi se janë ndërtuar edhe rrugët e sigurisë si dhe kulla të kontrollit. Sipas tij, muri do të jetë i lartë katër metra dhe i gjatë 511.794 metra, raporton Anadolu Agency.

“Deri më sot ka përfunduar ndërtimi i murit prej 290 kilometrash në kufirin Sanliurfa, Gaziantep, Kilis, Hatay, Mardin dhe Sirnak. Punimet vazhdojnë në 220 kilometrat tjera dhe do të përfundojnë në afatin sa më të shkurtër”, tha Turan.

Ai ka thënë se muri përbëhet nga blloqe të rënda, shtatë ose tetë ton.

“Kur të menjanohet problemi i sigurisë, murin mund të zhvendosim në një zonë tjetër dhe të përdorim atë si të duam. Muri dhe rruga po ndërtohen tërësisht nga kompanitë lokale turke. Pothuajse çdo ditë ne ndërtojmë nga 2,5-3 kilometra të murit dhe rrugës. Me ngritjen e murit kufiri do të jetë më i sigurtë”, theksoi Turan.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme