Pjesëtarët e policisë turke gjatë muajit korrik kanë arrestuar 512 persona të dyshuar si anëtarë të organizatës terroriste DEASH, ndërkohë që në mesin e të arrestuarve është një numër i madh i shtetasve të huaj.
Gjatë korrikut janë kryer një sërë operacionesh në pjesë të ndryshme të Turqisë, kryesisht në qytetet më të mëdha, por edhe përgjatë kufirit me Sirinë.
Operacionet policore që kanë mbajtur emrin e koduar “Muzgu”, janë zbatuar në mënyrë të koordinuar kryesisht në orën e hershme të mëngjesit, ndërsa siç njofton Ministria e Punëve të Brendshme janë sekuestruar një numër i madh i mjeteve shpërthyese, meteriale dhe pajisje për ndërtimin e të njëjtave, përfshirë armë, municione dhe dukumente të shumta që kanë të bëjnë me DEASH-in, me çka janë parandaluar shumë sulme të mundshme, dhe në të njëjtën kohë është penguar hyrja në Siri përmes Turqisë të një numri të madh të shtetasve të huaj, të cilët kanë dashur t’i bashkohen kësaj organizate terroriste.
Në qytetet Sanliurfa, Yozgat dhe Van janë arrestuar 28 të dyshuar ndërsa në qytetin Adana, në mesin e 12 të arrestuarve ka qenë edhe i ashtuquajturi “emiri për Adana” dhe 14 vjeçarja me origjinë nga Indonezia.
Hetimi ka konstatuar se personat e arrestuar kanë planifikuar sulme terroriste në disa qytete turke, dhe se atyre u është thënë se “DEASH-i ngadalë është duke humbur luftën dhe se ata po dërgohen për të luftuar në mënyrë që të fitojnë parajsën”.
Në qytetet Kayseri dhe Kocaeli janë arrestuar gjithsej 15 pjesëtarë të DEASH-it, për të cilët më vonë është konstatuar se kishin planifikuar një sulm mbi kolonën e partisë opozitare turke CHP, e cila kishte protestuar kundër procesit gjyqësor të një deputeti të saj.
Personi me emrin Oguzhan K., kishte planifikuar që të përplaset me veturë në kolonën opozitare, që më pastaj të vrasë kreun e partisë, Kemal Kilicdaroglun.
Siç njofton policia, në Hatay janë arrstuar tetë sulmues vetëvrasës me bombë.
Në Stamboll, u kapën një total prej 29 të dyshuarve, në mesin e të cilëve 22 ishin shtetas të huaj. Operacioni policor në Konja ka rezultuar me përleshje të armatosur mes policisë dhe anëtarëve të organizatës terroriste DEASH, me ç’rast u vranë pesë terroristë ndërsa pesë policë u plagosën.
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...