Turqia partner i vërtetë për SHBA-të dhe Rusinë

09:40 | 3 Mars 2017
Arbresh.info

Turqia është partner i vërtetë për SHBA-në dhe Rusinë në bashkëpunimin për Lindjen e Mesme, të dyja për të mirën e tyre dhe për të shmangur një konflikt të mundshëm mes këtyre dyjave, ka thënë zëvendëskryeministri Numan Kurtulmus.

“Luftërat në Siri nuk mund të vazhdojnë në asnjë rrethanë dhe asnjë vend nuk ka të ngjarë të arrijë sukses më vete”, ka thënë Kurtulmus, transmeton portali arbresh.info.

Zëvendëskryeministri ka thënë që përfitimet e arritura përgjatë luftërave në rajon nuk do të jenë të përhershme.

Mes tjerash Kurtulmus ka thënë që fokusi kryesor do duhej të ishte arritja e paqes në Siri./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme