Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu paralajmëroi për mundësinë e fillimit të “luftërave fetare” në Evropë, si reagim ndaj rizgjedhjes së Mark Ruttes si kryeministër i Holandës.
Cavusoglu tha sot se “nuk ka ndryshim” mes zotit Rutte dhe kandidatit të krahut të djathtë që humbi, Geert Wilders, të cilin ai e kishte quajtur “fashist.”
“Në ç’drejtim po shkoni, ku po e çoni Evropën? Keni filluar ta shpërbëni Evropën dhe ta çoni në buzë të greminës. Së shpejti luftërat fetare do të fillojnë në Evropë”, tha Ministri Cavusoglu.
Partia për Lirinë e Wildersit, një forcë politike anti-islamiste, me 20 vende në parlament, doli e dyta me një diferencë të ndjeshme ndaj Partisë Popullore për Liri dhe Demokraci të Rutte që fitoi 33 vende.
Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan tha të enjten gjatë një fjalimi se Rutte e kishte humbur miqësinë e Turqisë, megjithëse kishte fituar ndaj Wilders.
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...