Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka përsëritur se janë duke u marrë parasysh lëvizje të reja ushtarake në Siri, përderisa vendi ka rritur praninë ushtarake përgjatë kufirit kundër kërcënimeve nga militantët kurdë në Sirinë e shkatërruar nga lufta.
Presidenti Rexhep Tajip Erdogan tha se Turqia është e vendosur të nisë “lëvizje të reja” të ngjashme me sulmet e saj në Sirinë veriore gjatë vitit të kaluar, transmeton portali arbresh.info
“Është e qartë se situata në Siri shkon përtej luftes ndaj një organizate terroriste”, tha ai duke iu referuar Shtetit Islamik dhe duke aluduar në aspiratat kurde për shtetësinë.
Erdogan këto komente i bëri para një turme në një stadium të hapur në provincën lindore Malatya, ku njëkohësisht ka goditur koalicionin e udhëhequr nga SHBA-të për luftën kundër ISIS-it./Arbresh.info
Parashikimi i motit në Shqipëri
“Ma ke futur thikë pas shpine” – Përplasje mes Gresës dhe Sa...
Rama ndan pamje nga Maja e Mencekut në Tiranë
Vrasja e 12 personave natën e Vitit të Ri, “shpërthejnë” pro...
Spotify publikon listën me këngët më të dëgjuara në historin...
Horoskopi ditor, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tu...