Turqia paralajmëron operacion ushtarak në Siri

12:40 | 22 Korrik 2019
Arbresh Info

Nëse zona e planifikuar e sigurt në Siri veriore nuk vendoset dhe nëse kërcënimet ndaj Turqisë do të vazhdojnë, do të nisë një operacion ushtarak, paralajmëroi sot ministri i Jashtëm Mevlut Cavusoglu.

Sipas tij, një operacion ushtarak mund të niste në lindje të lumit Eufrat, transmeton kp.

Turqia dhe Shtetet e Bashkuara janë në bisedime për të krijuar një zonë të sigurt përgjatë kufirit në verilindje të Sirisë, ku SHBA-ja mbështet YPG e milicisë kurde, raporton Reuters.

Ankaraja e konsideron YPG një organizatë terroriste dhe një kërcënim për sigurinë e Turqisë.

Cavusoglu shprehu shpresën se një marrëveshje do të arrihej në bisedimet e sotme në Ankara me të dërguarin e posaçëm të SHBA për Sirinë, James Jeffrey.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme