Ministria e Mbrojtjes e Turqisë tha se është pajtuar me Rusinë për zbatimin e armëpushimit në rajonin e Idlibit në Siri.
Armëpushimi do të hyjë në fuqi më 12 janar.
Vendimi, sipas ministrisë turke, u mor për të frenuar fluksin e civilëve që po largohen nga rajoni.
Qindra mijëra njerëz kanë ikur nga sulmet në provincën Idlib në drejtim të kufirit turk në javët e fundit, pasi qytete dhe fshatra janë goditur nga avionët rusë dhe artileria siriane.
Deri më tani, rreth 3.6 milionë sirianë kanë kërkuar strehim në Turqi, nga lufta civile gati nëntë vjeçare.
Presidenti i Turqisë, Reccep Tayip Erdogan, ka thënë se Turqia nuk mund të bartë barrën e më shumë refugjatëve nga Idlibi, ku jetojnë deri në 3 milionë njerëz.
Presidenti sirian Bashar al-Asad, i mbështetur nga Rusia dhe Irani, është zotuar të rimarrë Idlibin, rajoni i fundit që kontrollohet nga rebelët.
Turqia ka mbështetur për vite me radhë rebelët sirianë të cilët luftojnë për ta rrëzuar nga pushteti Asadin.
Edi – Gjestit: S’ki nevojë me u tut se dola unë tash!
Krasniqi: Që të rinjtë të qëndrojnë në Kosovë, atyre u duhet...
Pamje nga veriu, pas shpërthimit në kanalin e ujit në Zubin ...
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri
Vota e emigrantëve, kreu i KQZ: 30 ditë nuk mjaftojnë për po...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, KEK shpreson në sanimin e shpejtë...