Forcat e armatosura të Turqisë, Pakistanit dhe Uzbekistanit kanë përfunduar një stërvitje të përbashkët ushtarake gjashtë ditore, e cila u realizua në Uzbekistanin lindor, raporton Anadolu Agency (AA).
Trajnimi i “Partneritetit Mburoja 2019” përfundoi me stërvitjen që po simulonte një luftë kundër organizatave terroriste që infiltrojnë ilegalisht vendin.
15 ushtarë dhe oficerë të forcave speciale turke morën pjesë në stërvitjen në Forish, në rajonin Jizzakh.
Të tre vendet ranë dakord të vazhdojnë stërvitjen në të ardhmen.
Zëdhënësi i shtabit të Forcave të Armatosura të Uzbekistanit, Shuhrat Ikramov, theksoi se ushtrime të përbashkëta ushtarake do të ketë po ashtu edhe në Pakistan dhe Turqi.
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Dy të lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...