Kryeministri i Pakistanit, Imran Khan ka deklaruar se Turqia, Pakistani dhe Malajzia kanë vendosur të krijojnë një kanal të përbashkët televiziv në gjuhën angleze për të luftuar me vështirësitë që paraqet islamofobia.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, kryeministri i Malajzisë, Mahathir Mohamad dhe kryeministri i Pakistanit, Imran Khan zhvilluan një takim trepalësh në New York ku ata ndodhen në kuadër të Asamblesë së 74-të të Përgjithshme të OKB-së.
“Presidenti Erdoğan, kryeministri Mahathir dhe unë në takimin trepalësh që zhvilluam sot, vendosëm që tre vendet tona bashkarisht të krijojmë një kanal televiziv në gjuhën angleze për të luftuar me vështirësitë që paraqet islamofobia dhe për të korrigjuar gjërat që dihen gabim rreth fesë tonë të lartësuar të islamit”, ka thënë Khan në llogaribë e tij në rrjetin social lidhur me takimin, përcjell AA.
Ai tha se në këtë mënyrë do të korrigjohen perceptimet e gabuara që kanë bashkuar personat kundër muslimanëve.
“Do të vendoset në veprim një media e veçantë për muslimanët ku do të shpjegohet në mënyrë të drejtë çështja e ofendimit ndaj vlerave fetare dhe ku do të prodhohen filma dhe seriale që shpjegojnë historinë e muslimanëve si dhe për të informuar dhe edukuar njerëzit”, theksoi Khan.
Antidroga gjen drogë duke u përpunuar në një laborator, arre...
Driloni dhe Gjesti tentojnë të futen në banjo me Xhenetën – ...
Dëmtoi dorën aksidentalisht në makineri, ndërron jetë punëto...
Zelensky: Uniteti SHBA-BE, i domosdoshëm për ta ndalur Putin...
“Ti ke kontribuuar vetëm për kauçin tënd”, Laurenti dhe Lela...
Kurti e kandidatët për deputet organizojnë pritje për mërgim...