“Vendosëm që tre vendet tona bashkarisht të krijojmë një kanal televiziv në gjuhën angleze për të luftuar me vështirësitë që paraqet islamofobia”, tha kryeministri pakistanez, Khan
Kryeministri i Pakistanit, Imran Khan ka deklaruar se Turqia, Pakistani dhe Malajzia kanë vendosur të krijojnë një kanal të përbashkët televiziv në gjuhën angleze për të luftuar me vështirësitë që paraqet islamofobia.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, kryeministri i Malajzisë, Mahathir Mohamad dhe kryeministri i Pakistanit, Imran Khan zhvilluan një takim trepalësh në New York ku ata ndodhen në kuadër të Asamblesë së 74-të të Përgjithshme të OKB-së.
“Presidenti Erdoğan, kryeministri Mahathir dhe unë në takimin trepalësh që zhvilluam sot, vendosëm që tre vendet tona bashkarisht të krijojmë një kanal televiziv në gjuhën angleze për të luftuar me vështirësitë që paraqet islamofobia dhe për të korrigjuar gjërat që dihen gabim rreth fesë tonë të lartësuar të islamit”, ka thënë Khan në llogaribë e tij në rrjetin social lidhur me takimin.
Ai tha se në këtë mënyrë do të korrigjohen perceptimet e gabuara që kanë bashkuar personat kundër muslimanëve.
“Do të vendoset në veprim një media e veçantë për muslimanët ku do të shpjegohet në mënyrë të drejtë çështja e ofendimit ndaj vlerave fetare dhe ku do të prodhohen filma dhe seriale që shpjegojnë historinë e muslimanëve si dhe për të informuar dhe edukuar njerëzit”, theksoi Khan./AA
Ramiz Brahimaj mposht fuqishëm Mickey Gall, i mjaftoi vetëm ...
80-vjetori i çlirimit, Veliaj: Tirana dhe Shqipëria sot janë...
Rusia kryen sulm masiv ndaj infrastrukturës energjetike të U...
Mbledhja e Qeverisë së Kosovës me atë të RMV-së, Krasniqi: D...
Gjesti me akuza ndaj Edit dhe Xhenetës që po bëjnë “filma”
Policia shqiptoi mbi 1600 gjoba brenda 24 orëve