Turqia nuk do të sakrifikojë interesat e veta për BE-në, thotë Erdogan

09:09 | 5 Shkurt 2018
Arbresh.info

Turqia nuk do të sakrifikojë interesat e saja për hir të pranimit në BE, ka thënë presidenti turk Recep Tayyip Erdogan për mediat lokale, transmeton portali arbresh.info

BE-ja ka bllokuar negociatat me Ankaranë me pretendimin se Turqia nuk i ka plotësuar kërkesat e saj, shtoi ai.

“Turqia i ka përmbushur të gjitha kërkesat e BE-së dhe synon të bëhet anëtare e saj e plotë; kushtet e tjera të BE-së nuk i interesojnë Ankarasë”, tha presidenti.

Turqia filloi bisedimet e pranimit në BE në 2005. Në vitin 1963, Turqia dhe Bashkësia Ekonomike Evropiane (emri i mëparshëm i BE) nënshkruan një marrëveshje asociimi./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme