Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka deklaruar se vendi i tij nuk do të largohet nga Siria.
Ai ka theksuar se forcat turke do të qëndrojnë aty deri në momentin e mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme në vendin e shkatërruar nga lufta, transmeton portali arbresh.info
“Kurdo që populli sirian të mbajë zgjedhje, ne vetëm atëherë do ta lëmë Sirinë në duart e pronarëve”, tha Erdogan gjatë një interviste për median turke TRT.
Turqia ka një numër të madh të forcave në disa rajone siriane përgjatë kufirit 900 km që ndan të vendet.
Në gusht të vitit 2016, Ankaraja ka dërguar trupat ushtarake në Siri për të pastruar zonën kufitare nga militantët e ISIS-it.
Më pas nisi një operacion tjetër në eknlavën veriore siriane të Afrin për të luftuar kundër kurdëve të Njësive të Mbrojtjes së Popullit (YPG) të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara, të cilat Ankara e konsideron si degë lokale të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit të jashtëligjshëm (PKK).
Muajin e kaluar, Erdogan u pajtua me Presidentin rus Vladimir Putin për të krijuar një “zonë të çmilitarizuar” në Siri.
Zona e planifikuar është e gjërë 15-20km dhe pritet që të krijohet me 15 tetor.
Zona do të përfshijë zonat në Idlin, Hama, Latakia dhe Aleppo.
Sipas marrëveshjes, deri në 10 tetor do të hiqen armët e rënda, tanket, sistemet e raketave dhe mortaja të të gjithë rebelëve.
Për Turqinë, dërgimi i trupave në Siri është kryesisht mbi shqetësimet e sigurisë kombëtare./arbresh.info/
Inspektorati i Punës kryen kontrolle në qendra të masazheve
Huliganët rumunë kanë hedhur gjësende të forta edhe policia ...
Zvicra ndalet nga Serbia, Spanja merr fitore të madhe në Dan...
Hyn në shtëpi vëllai i Xhenetës, ajo plas në vaj sapo e sheh
“E ka lënë nëna 1 vjeç” – Del klipi që trazoi shtëpinë
Thirrjet anti-Kosovë, kapiteni Rrahmani drejton bashkëlojtar...