Turqia ka shkelur vijat e kuqe dhe ka bërë një sjellje të papranueshme, prandaj duhet t’i ndalohet hyrja në BE, ka thënë një ekspert për marredhëniet europiane.
Presidenti Recep Tayip Erdogan ka nisur një sulm të jashtëzakonshëm në Hollandë, duke i quajtur ata ‘mbetje naziste dhe fashite’, pasi Holanda anuloi një tubim në Roterdam, transmeton portali arbresh.info.
Shqetësimet janë rritur edhe më shumë pasi Holanda ndaloi aterimin e avionit të Ministrit të Jashtëm të Turqisë, Mevlut Cavusoglu.
Turqia është në ‘luftë’ edhe me vendet tjera, pasi edhe Gjermania, Austria dhe Zvicra kanë vendosur të anulojnë mbajtjen e fushatës pro referendumit që pritet të mbahet në prill, ndërkaq Danimarka ka bërë thirrje për shtyerjen e vizitës së kryeministrit të Turqisë.
Gazetari i njohur dhe eksperti për marrëdhëniet evropiane Daniel Brössler ka shtuar edhe më shumë peshën e tensioneve, pasi ka theksuar se ‘Turqisë duhet t’i ndalohet hyrja në BE’.
Në një shkrim të botuar në Süddeutsche Zeitung, ai vuri në dukje se ‘BE-ja nuk mund të pengojë shkatërrimin e demokracisë në Turqi’.
“BE-ja duhet të përgjigjet. Fundja negociatat për anëtarësim të Turqisë në BE-së duhet t’u ipet fund”, ka shkruar ai.
Brosslet thekson se ngjarjet e fundjavës janë ‘akt i fundit i një prodhimi absurd’.
“Pavarësisht persekutimit të opozitës, arrestimet e gazetarëve dhe sulmeve të parreshtuara në Ankara, Turqia ka qenë një kandidat potencial për anëtarësimin e BE-së. Në këtë kohë, negociatat duhet të ndalen”, ka shtuar ai.
“Kur minister femra dërgohen në një fushatë guerile dhe Holanda fyhet në atë formë, arsyeja e Turqisë për t’ju bashkuar vendeve demokratike ka marrë fund”, ka theksuar ai.
Refendumi që pritet t’i japë forcë presidentit të Turqisë Recep Tayip Erdogan pritet të mbahet në prill./Arbresh.info
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...