Orët e fundit para garës presidenciale të Turqisë janë bërë gjithnjë e më të tensionuara pasi presidenti Rexhep Tajip Erdogan kërkon të zgjasë 20 vitet e tij në pushtet edhe me pesë të tjera.
Përpara votimit të balotazhit të së dielës, rivali opozititar i Erdogan, Kemal Kilicdaroglu ka tërhequr votat nacionaliste duke u zotuar se do të dëbojë miliona refugjatë sirianë.
Presidenti e akuzoi atë për gjuhë të urrejtjes – dhe tha se një fitore e Kilicdaroglu do të ishte një fitore për terroristët.
Presidenti Erdogan është i preferuari, por rivali i tij beson se diferenca ende mund të kapërcehet – ose nga 2.8 milionë mbështetës të një kandidati ultranacionalist që doli i treti ose nga tetë milionë votues që nuk dolën në raundin e parë.
Për katër orë këtë javë, Kilicdaroglu mori pyetjet e audiencës në një kanal në YouTube të quajtur BaBaLa TV. Transmetimi ka arritur në 23 milionë shikime sipas numërimit të fundit dhe Turqia ka një popullsi prej rreth 85 milionë banorësh.
Monitoruesit ndërkombëtarë thonë se votuesit mund të kenë pasur një zgjedhje të vërtetë, por se Turqia “nuk i përmbushi parimet bazë për mbajtjen e zgjedhjeve demokratike”.
Presidenti Erdogan jo vetëm që ka grumbulluar pushtete gjithëpërfshirëse në gjashtë vitet e fundit -ai ka goditur disidencën dhe kundërshtarët politikë janë hedhur në burg.
Për muaj të tërë, ekonomia në vështirësi e Turqisë ishte çështja numër një, por ndërsa balotazhi i së dielës po mbyllet, retorika është intensifikuar dhe refugjatët janë në qendër të saj.
Retorika është e pakëndshme, por mund të bëjë një ndryshim. Rreth 85% e turqve duan që refugjatët nga lufta civile në Siri të kthehen në shtëpi, sugjerojnë sondazhet.
Presidenti Erdogan thotë se ai tashmë po i kthen refugjatët sirianë dhe planifikon të dërgojë më shumë. Fillimisht u mendua se Presidenti Erdogan mund të mposhtej për shkak të trajtimit të tij katastrofik të ekonomisë së Turqisë dhe reagimit të tij të dobët ndaj tërmeteve të shkurtit, e megjithatë pothuajse gjysma e votuesve e mbështetën atë në zgjedhjet e 14 majit./rtk
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...