Turqia do të nisë të zbatojë tarifa kundër Shteteve të Bashkuara, në përgjigje të taksave që u ka vënë SHBA-ja importeve të saj të aluminit dhe çelikut.
Ministri turk i Ekonomisë, Nihat Zeybecku, tha se, nga sot, tarifa do të vihen mbi importet e qymyrit, letrës, arrave, bajameve, duhanit, orizit të papërpunuar, uiskit, automobilave dhe kozmetikës.
“Tarifat janë proporcionale, të matura dhe të dizajnuara për të mbrojtur interesat e Turqisë,”, tha Zeybecku.
Vendimi vjen pasi presidenti amerikan, Donald Trump, vendosi taksë 25% mbi importet e çelikut dhe 10% mbi ato të aluminit nga Evropa, Kanadaja, Meksika dhe aleatë të tjerë të SHBA-së.
Shtetet e Bashkuara janë vendi i pestë më i madh ku Turqia eksporton mallrat e saj dhe vëllimi i tregtisë, në vitin 2017, ka arritur në 20.6 miliardë dollarë.
Nga nesër, tarifa hakmarrëse kundër SHBA-së do të nisë të zbatojë edhe Bashkimi Evropian.
Ekspertët kanë tërhequr vërejtjen për luftë të mundshme tregtare.
Përplasja e Xuxit me Kevinin shkaktoi momente të tensionuara...
Xuxi pyet Edin: “A i ke ra pishman që ke dal?” –Edi: “Pishma...
Hezbollahu e cilëson si “fitore hyjnore” armëpushimin me Izr...
Shpërthimi në kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin Potok, ndërpr...
Edi vjen në studion e Prime, Dini e ngacmon: “A pate ka me h...
Moti i keq- Policia Rrugore e Shqipërisë thirrje drejtuesve ...