Hetuesit turq kanë nisur hetime kundër më shumë se 600 njerëzve lidhur me ndërtesat që janë shembur pas tërmeteve katastrofike, të cilat janë regjistruar në Turqi më herët gjatë këtij muaji.
Ministri turk i Drejtësisë, Bekir Bozdag, ka thënë se 184 prej 612 të dyshuarve janë në paraburgim, në pritje të gjyqit.
Në mesin e të ndaluarve përfshihen udhëheqës të kompanive të ndërtimit dhe menaxherë të ndërtimit, ka thënë ai në disa komente televizive.
“Mbledhja e të dhënave për ndërtesat vazhdon të jetë bazë për hetimet penale”, ka shtuar ai.
Si pasojë e dy tërmeteve mbi 7 shkallë të Rihterit më 6 shkurt, kanë vdekur mbi 50 mijë njerëz në jug të Turqisë dhe veri të Sirisë.
Shkatërrimi pas tërmeteve ka rritur pikëpyetje për sigurinë e ndërtimeve në Turqi, pasi shumica e 173.000 ndërtesave të atij rajoni janë rrëzuar apo janë dëmtuar rëndë.
Ekspertët kanë thënë se shumë ndërtesa nuk janë ndërtuar sipas standardeve qeveritare.
Partitë opozitare e kanë akuzuar administratën e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan për dështim të zbatimit të rregulloreve për ndërtim.
Agjencia turke për Menaxhim të Katastrofave ka thënë se 9.470 pasgoditje e kanë goditur rajonin jugor turk pas tërmeteve të 6 shkurtit.
Zyrtarë të agjencisë kanë thënë se presin që pasgoditjet të vazhdojnë për të paktën dy vjet./rel
Vullneti: Gjesti po luan me Drilonin që të e fitojë vendin n...
Gjysmë orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë, kj...
Aksidentohet autobusi me 58 persona në Norvegji, raportohet ...
Jashari, lojtari më i mirë i gjysmësezonit tek skuadra e tij
Për herë të gjashtë radhazi, Drenasi shpallet kampion në Gra...
Vriten 5 gazetarë palestinezë në Gaza, po transmetonin live ...