Google ADS

Turqia nis hakmarrjen, godet objektivat e PKK-së në Irak dhe Siri

23:28 | 23 Tetor 2024
Q L

Ushtria turke po godet objektivat e PKK-së në Irakun verior dhe në Siri pas sulmit të sotëm në Ankara.

Ministria turke e Mbrojtjes thotë se deri më tani ka goditur 32 objektiva në këto dyja shtetet.

Ministria tha gjithashtu se operacionet ajrore po “vazhdonin”, shkruan skynews.

Asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin e dukshëm terrorist në kompaninë e aviacionit TUSAS, por zyrtarë të lartë të qeverisë në Ankara kanë drejtuar gishtin nga grupi militant kurd.

Ndryshe, Partia e jashtëligjshme e Punëtorëve të Kurdistanit (e njohur gjithashtu si PKK) po lufton për autonomi në Turqinë juglindore që nga vitet 1980 – ku deri më tani kanë vdekur dhjetëra mijëra njerëz.

PKK-ja konsiderohet grup terrorist nga Turqia dhe aleatët e saj perëndimorë.

Sulmi i sotëm në një objekt mbrojtës në Ankara vjen një ditë pasi kreu i partisë nacionaliste të ekstremit të djathtë të Turqisë – aleate me presidentin turk, Recep Tayyip Erdoganin – ngriti mundësinë që liderit të burgosur të PKK-së, Abdullah Ocalan, mund t’i jepet lirimi me kusht nëse ai heq dorë nga dhuna dhe shpërndahet organizata e tij. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme