Google ADS

Turqia neutralizon mbi 9,000 militantë të PPK-së

17:15 | 6 Mars 2017
Arbresh.info

Ushtria e Turqisë ka neutralizuar 9,600 militantë të grupit terrorist Partia e Punëtorëve të Kurdistanit (PPK), që nga korriku i vitit 2015 deri më tani, ka thënë ministri i mbrojtjes së Turqisë, Fikri Isik.

Isik gjithashtu shtoi se Turqia do të vazhdoj luftën e saj kundër militantëve të PPK-së të cilët përbëjnë rrezik serioz ndaj sigurisë nacionale të shtetit, transmeton arbresh.info.

Konflikti mes Turqisë dhe PPK-së të cilët kërkojnë krijimin e shtetit të pavarur Kurd, ka zgjatur për 30 vjet dhe ka marrë jetën e 40,000 personave.

OKB-ja dhe Bashkimi Evropian kanë listuar PPK-në si një organizatë terroriste./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme