Turqia ka nënshkruar një marrëveshje me Rusinë për të blejë nga ajo, sistemin e raketave të avionëve S-400.
Gazetat turke kanë cituar presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, ku ka thënë se marrëveshja ëshë nënshkruar dhe se është bërë pagesa e depozitës.
Kozhin, ndihmës i presidentit rus, Vladimir Putin, ka konfirmuar se kontrata është nënshkruar, dhe se “po bëhen përgatitje qe kjo kontratë të përmbushet”
Kozhin tha se “ të gjitha vendimet në kontratë janë në përputhje të plotë” me interesat strategjike të Rusisë.
Blerja e armëve nga një furnizues që nuk është furnitorë i NATO-s, ka ngritur shqetësime në shtetet perëndimore.
Presidenti turk, Erdogan, ka thënë se Turqia është e lirë të bëjë blerje të tilla, bazuar në nevojat e saj për mbrojtje./rel
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...