Turqia të dielën shkon në zgjedhje dhe pozitat e Erdoganit këtë radhë nuk duken aq të palëkundura sa më parë.
Sondazhet e opinionit tregojnë se partia e tij mund ta humbasë shumicën në parlament dhe zgjedhjet presidenciale të shkojnë në raund të dytë.
Turqit votojnë në 24 qershor si për Presidentin, ashtu dhe për parlamentin e ri të vendit, ndaj vëmendja është maksimale. Nëse fiton, Erdogani do të rrëzojë pozicionin e kryeministrit dhe të gjithë pushtetit e këtij të fundit do t’ia transferoje presidentit, pra vetes.
Nëse humbet, mund të përballet me gjyqin për korrupsion ose të detyrohet të dalë në pension të parakohshëm. Ky do të ishte një fund poshtërues për karrierën politike të njeriut që e ka zaptuar pushtetin që prej vitit 2002.
Megjithatë, analistët mendojnë se një skenar i tillë, pak gjasa ka që të ndodhë vërtet. Çdo lloj anketimi vazhdon t’i japë Erdoganit të paktën 43% të mbështetjes, çka tregon se ai te mbetet një politikan popullor.
Opozita turke ndërkohë ka zhvilluar një fushatë të suksesshme me kandidatë të fortë, ndoshta më e efektshmja e 16 viteve të fundit. Ndryshimi është në ajër, thonë vëzhguesit, por që të behet realitet do te duhet të zhvillohen zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Në këtë pikë është e qartë se kundërshtarët do të ndihen të inkurajuar, nëse ndodh vërtet që partia AKP ta humbasë shumicën parlamentare dhe vota presidenciale të shkoje në balotazh./tch/
Parashikimi i motit për vikend, kryesisht i vranët dhe inter...
Këto ishin momentet më pikante nga darka e të nominuarve
Vetura godet një këmbësor në Prishtinë
Pas shikimit të video-incizimeve, avokati i Andi Pajazitit t...
Kurti në Llap tregohet kreativ: PO, DUJE VV
Tragjedi në tryezën e Krishtlindjeve në Brazil/ Tre të vdeku...