Turqia në plan kthimin e Hagia Sofia në xhami, reagon Mike Pompeo

23:14 | 1 Korrik 2020
Arbresh.info

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo ka prekur sot në fjalën e tij debatin turk të kthimit të muzeut historik Hagia Sofia përsëri në një xhami.

“SHBA ka vënë re se një ndryshim në statusin e Hagia Sofia do të reduktonte vlerat kësaj ndërtese të rrallë e të spikatur, që i shërben njerëzimit si një urë mes traditave e kulturave të ndryshme”, tha Pompeo.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë me qeverinë e Turqisë për një seri çështjesh në interesin e përbashkët, përfshi edhe ruajtjen e vlerave kulturore e fetare”, shtoi ai.

Pompeo lavdëroi më tej administrimin “e shkëlqyer” të Hagia Sofia si një muze për afro gjysmë shekulli, duke e lejuar të hapur “për të gjithë”.
Paralajmërimi i Pompeos vjen pas vizitës së të dërguarit amerikan Sam Brownback në Turqi i cili kërkoi ruajtjen e Hagia Sofia si pjesë e trashëgimisë së UNESCO./tch

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme