Google ADS

Turqia, në izolim të plotë gjatë Bajramit

22:41 | 18 Maj 2020
Arbresh.info

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan njoftoi se vendi do të futet në izolim të plotë për katër ditë, duke filluar që nga data 23 maj.

Ky vendim, siç tha Erdogan, është marrë në kuadër të përpjekjeve për të frenuar përhapjen e koronavirusit, teksa vendi do të kremtojë Festën e Fitër Bajramit.

Duke folur pas takimit të kabinetit qeverisës, Erdogan po ashtu tha se shkollat nuk do të rihapen gjatë këtij viti akademik, duke shtuar se mësimi në shkolla do të nisë në shtator, në vitin e ri akademik.

President turk po ashtu tha se xhamitë, nga 29 maji do të rihapen për besimtarët për të kryer lutjet e mesditës dhe pasdites.

Erdogan po ashtu njoftoi se personat e burgosur, që janë dërguar në burg shtëpiak – si pjesë e masave kundër koronavirusit – do të qëndrojnë në burg shtëpiak edhe për dy muaj.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në Turqi, deri më tani janë regjistruar mbi 149,000 raste me koronavirus dhe mbi 4,100 të vdekur./REL/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme