Ministri i jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu i dërgoi të mërkurën një letër Organizatës së Kombeve të Bashkuara duke kërkuar zyrtarisht që vendi i tij të njihet me emrin “Türkiye”.
Vendimi shihet si pjesë e një nisme nga Ankaraja për të riemërtuar vendin dhe për ta shkëputur emrin aktual nga përkthimi i anglishtes që nënkupton zogun, (gjeldeti) dhe nga disa konotacione negative që lidhen me të.
Sipas agjencisë së lajmeve shtetërore turke, zëdhënësi i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së konfirmoi marrjen e letrës më herët gjatë ditës së mërkurë.
Qeveria e Presidentit Recep Tayyip Erdogan ka kërkuar me ngulm që emri i njohur ndërkombëtarisht Turqi të ndryshohet në “Türkiye” (tur-ki-jei) siç shkruhet dhe shqiptohet në turqisht. Vendi e quajti veten “Türkiye” në 1923 pas shpalljes së pavarësisë.
Në dhjetor, Erdogan urdhëroi përdorimin e “Türkiye” për të përfaqësuar më mirë kulturën dhe vlerat turke, duke përfshirë kërkesën që “Made in Türkiye” të përdoret në vend të “Made in Turkey” në produktet e eksportuara. Ministritë turke filluan të përdorin “Türkiye” në dokumentet zyrtare.
Në fillim të këtij viti, qeveria publikoi gjithashtu një video promovuese si pjesë e përpjekjeve të saj për të ndryshuar emrin e saj në anglisht. Videoja tregon turistë nga e gjithë bota duke thënë “Hello Türkiye” në destinacione të famshme.
Drejtoria e Komunikimeve e Presidencës Turke tha se nisi fushatën “për të promovuar në mënyrë më efektive përdorimin e ‘Türkiye’ si emri kombëtar dhe ndërkombëtar i vendit në platformat ndërkombëtare”.
Nuk është e pazakontë për shtetet të ndërrojnë emrin e tyre. Në vitin 2020, Holanda hoqi dorë nga ky emër dhe tashmë njihet zyrtarisht si “The Netherlands”. Përpara kësaj, Maqedonia e ndryshoi emrin në Maqedoni e Veriut për shkak të përplasjeve politike me Greqinë.
Më herët në histori, Irani quhej Persia, Siam që tashmë njihet si Tajlandë dhe Rhodesia u riemërua në vitet 1990 n Zimbabve./REL/
Kurti: Regjistrimi i popullsisë ofron pasqyrë të saktë për t...
Zgjedhjet e 11 majit, Rama: Votimi i diasporës proces komple...
Hamza: Gjithçka është shtrenjtuar, unë do t’i rris pagat dhe...
Përfshihet nga zjarri një veturë në Prishtinë, policia jep d...
Mori një goditje të fortë në fytyrë nga kundërshtari, dalin ...
BBVA4 nis të shtunën, mesazhi i Sara Hoxhës: Kemi sakrifikua...