Ministri turk për BE-në, Omer Celik, ka deklaruar se Turqia ndihet e tradhëtuar nga disa udhëheqës të Bashkimit Europian, të cilët kanë bërë thirrje që të ndërprehen bisedimet rreth anëtarësimit të vendit në BE.
Bashkimi Europian me një zë kritik ka bërë thirrje kundër anëtarësimit të Turqisë në BE që kur Presidenti Recep Tayyip Erdogan, pas grusht shtetit të dështuar, nisi një goditje të ashpër ndaj kritikëve, duke përfshirë edhe gazetarët dhe akademikët, transmeton portali arbresh.info
“Ata i mënjanuan të gjitha dhe po mbajnë antagonizmin ndaj Turqisë në mënyrë që të mbulojnë problemet e tyre jetike të brendshme,” tha Celik në një intervistë për Reuters.
“Ne jemi shumë të zhgënjyer nga Merkeli dhe disa udhëheqës të tjerë të BE-së”, ka shtuar ai.
Celik shtoi se krerët e BE-së, sikurse Merkeli, kanë dështuar t’i mbajnë premtimet e tyre ndaj Turqisë në ofertën e saj për anëtarësim në BE. Negociatat e anëtarësimit të Turqisë në BE filluan në vitin 2005.
“BE-ja ka dështuar, përderisa Turqia ka mbajtur të gjitha premtimet e saj”, ka shtuar ai.
Jean-Claude Juncker, kryetar i Komisionit Evropian, ka deklaruar se ‘nuk sheh asnjë perspektivë që Turqia t’i bashkohet BE-së’.
Celik sugjeroi që të thirret një samit mes liderëve të BE-së dhe Turqisë në mënyrë që të përmisohen marrëdhëniet.
“Turqia nuk ka hequr dorë nga synimi i saj për të qenë anëtare e plotë e BE-së. Ne duam që të gjejmë një zgjidhje dhe të ecim përpara”, tha ai.
Krerët e BE do të diskutojnë Turqinë në një samit në Bruksel në tetor, ndonëse çdo vendim zyrtar për të ardhmen e saj mund të mos vijë përpara pranverës së vitit të ardhshëm./arbresh.info/
Rohde për 2025-ën i uron kosovarëve ajër të pastër
ZYRTARE: Flamur Gashi i bashkohet Lirisë së Prizrenit
Hyrja e Gjestit në BBVA, Fifi: E ki dhez pulsin
Krasniqi nga Prizreni: Bashkë po dëshmojmë që Kosova mundet ...
Diallo do të nënshkruajë kontratën e re me Manchester United
Zëvendës Sekretari i Shtetit mbërrin në Shqipëri, Verma: Pei...