Ankaraja i ka “paralajmëruar vendet fqinjë, që të mos dërgojnë anije luftarake përmes Detit të Zi”, tha ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu të hënën (28.02) në mbrëmje.
Qeveria me këtë vendim i referohet Marrëveshjes së Montreux-së, që i lejon Turqisë të kufizojë në kohë luftë qarkullimin e anijeve luftarake. Ndërkohë janë të paktën katër anije luftarake ruse në Mesdhe që presin lejen e kalimit.
Ngushtica e Bosforit dhe ajo e Dardaneleve lidhin Detin e Zi me Detin Marmara dhe Egje.
Turqia, vend anëtar i NATO-s, ashtu si Rusia dhe Ukraina është vend që shtrihet në brigjet e Detit të Zi. Ankarajae dënoi ashpër sulmin ndaj Ukrainës javën e kaluar. Presidenti Recep Tayyip Erdogan bëri të qartë pozicionin krah Kievit.
“Ne e refuzojmë ndërhyjen ushtarake të Rusisë”, tha Erdogan. Invazioni është një “goditje e rëndë për paqen dhe stabilitetin në rajon”. Megjithatë konsiderohet, se Erdogan ka një raport të mirë me presidentin rus Vladimir Putin./DW/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...