Gazetari i pavarur turk Mir Ali Koçer ndodhej 300 kilometra nga epiqendra kur Turqia u godit nga tërmeti masiv më 6 shkurt. Ai mori kamerën dhe mikrofonin dhe menjëherë shkoi në regjionin e prekur për të intervistuar të mbijetuarit.
Ai i ndau storiet e të mbijetuarve dhe të shpëtimtarëve në Twitter, kurse tash po hetohet me dyshime për shpërndarje të lajmeve të rreme (fake news) dhe mund të dënohet deri në tre vjet burg.
Koçer është një nga më së paku katër gazetarë, të cilët po hetohen për raportim ose komentim për tërmetin, shkruan BBC.
Grupet për lirinë e shtypit thonë se dhjetëra gazetarë tjerë janë ndaluar, abuzuar ose penguar të raportojnë.
Së paku 50 mijë njerëz vdiqën nga goditja e tërmetit në Turqi dhe Siri.
Kurse, autoritetet turke nuk kanë komentuar për këto ndalime të gazetarëve.
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...