Zyrtarët në Turqi kanë njoftuar për arrestimin e 14 militantëve të dyshuar të grupit ekstremist, Shteti Islamik në Ankara, pas dyshimeve se kanë qenë duke planifikuar sulm terrorist gjatë zgjedhjeve të 24 qershorit në këtë vend.
Të gjithë të dyshuarit është raportuar se janë qytetarë të huaj dhe se janë ndaluar në një bastitsje të koordinuar në mëngjesin e 22 qershorit, ka raportuar policia.
Ende nuk janë bërë të ditura detajet e sulmit të planifikuar, mirëpo policia ka thënë se ka konfiskuar “materiale” të paspecifikuara.
Turqia është përballur me sulme terroriste më 2015 dhe 2016, për të cilat zyrtarët kanë fajësuar Shtetin Islamik (IS) ose militantët kurdë.
Pak pas mesnatës së 1 janarit 2017, një burrë i armatosur uzbek, që besohet se ka vepruar në koordinim me IS-in, ka vrarë 39 persona në një klub nate në Stamboll.
KEDS thotë se po e ndalë rrymën për shkak të konsumit të lar...
Arrestohet një person i kërkuar në Shtërpcë
Ministri Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medalje...
Kërkohet llogaridhënie nga Termokos dhe ZRrE për faturat e n...
Kurti e Vitia nesër në QKUK-në, marrin pjesë në përurimin e ...
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...