Ministri i Brendshëm i Turqisë thotë se Ankaraja do të mund të dërgojë 15.000 refugjatë brenda një muaji në Europë.
Suleyman Soylu për gazetën turke Hurriyet ka theksuar se ‘blloku është duke luajtur lojëra të rrezikshme me Turqisë’, transmeton portali arbresh.info.
“Po i drejtohem Europës, a kanë guxim që të presin 15 mijë refugjatë në muaj?”, ka thënë ai.
Ministri i është referuar marrëveshjes mes BE-së dhe Ankarasë, përmes të cilës Turqia ka rënë dakord që të ndihmojë rreth frenimit të refugjatëve.
Soylu theks të veçantë ka vënë mbi Gjermaninë dhe Holandën, dy prej të cilave vende kanë ndaluar mitingjet mbi referendumin që pritet të mbahet me 16 prill./Arbresh.info
Vetaksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, vdes një person
Zëvendëskryeministri italian vjen në Kosovë, viziton KFOR-in...
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e F...
Policia e Shtetit: Do të garantojmë protestën e PD-së në Tir...
Hamza: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes ...
Abdixhiku: LDK-ja, e djathta dhe rugovizmi të bëhen bashkë d...