Turqia mund t’i rihapë shkollat më 1 qershor

00:30 | 30 Prill 2020
Trina Galanxhi

Turqia mund t’i rihapë shkollat m​ë 1 qershor nëse normalizimi i pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19) zhvillohet sipas planeve, tha ministri i Arsimit i vendit, Ziya Selçuk, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Nëse procesi i normalizimit vazhdon siç pritej, ne do t’i hapim shkollat më 1 qershor”, tha Selçuk në një intervistë të drejtpërdrejtë në CNN Turk.

Selçuk më parë kishte njoftuar se arsimi në distancë do të vazhdojë në Turqi përmes televizionit dhe mësimeve në internet deri më 31 maj, si pjesë e masave për të frenuar përhapjen e COVID-19 në vend.

Turqia filloi arsimin në distancë më 23 mars.

Më 13 Mars, vendi mbylli të gjitha objektet arsimore për parandalimin e virusit.

Turqia aktualisht ka 117.589 raste me koronavirus, ndërsa numri i të vdekurve është 3.081, ndërkohë që gjithsej 44.040 pacientë janë shëruar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme