Google ADS

Turqia mund të plotësojë të gjitha nevojat e Katarit

23:29 | 3 Gusht 2017
Arbresh.info

Turqia mund të përmbushë të gjitha nevojat e Katarit, raporton TRT Haber duke cituar Ministrin e Ekonomisë të vendit Nihat Zeybekci.

Zeybekci bëri vërejtjet në forumin e biznesit Turqi-Katar në provincën turke të Izmirit, transmeton portali arbresh.info.

Ai theksoi mundësitë e investimeve të kompanive të Katarit në sektorët e ndryshëm të Turqisë.

Zeybekci shtoi se kompanitë turke gjithashtu do të marrin pjesë aktive në investimin në ekonominë e Katarit.

Shuma totale e investimeve të Katarit në botë është 335 miliardë dollarë, ndërsa investimet e Katarit në Turqi – 18 miliardë dollarë.

Egjipti, Arabia Saudite, Bahreini dhe Emiratet e Bashkuara Arabe njoftuan për thyerjen e marrëdhënieve diplomatike me Katarin më 5 qershor, duke akuzuar Dohën për mbështetjen e organizatave terroriste dhe destabilizimin e situatës në Lindjen e Mesme./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme