Kriza diplomatike mes Turqisë dhe Holandës, ka prekur edhe tregtinë e kafshëve.
Shoqara turke për tregëtinë e bagëtive ka njoftuar se një grup lopësh nga Holanda janë kthyer pas, transmeton portali arbresh.info.
“Grupi i parë i lopëve të racës Holsteiner ka qenë ngarkuar dhe do të kthehen,” tha Bülent Tunç nga shoqata e mbarështuesve.
Ai shtoi më tej se: “Në të ardhmen ne nuk duam asnjë produkt shtazor nga Holanda”.
Holanda dhe Turqia janë në krizën më të madhe të marrëdhënieve diplomatike. Që nga ndalimi i mbajtjes së fushatës pro referendumit për qytetarët turq në Holandë, Ankaraja ka marrë masa duke ndaluar rikthimin e Ambasadorit holandez në Turqi./Arbresh.info
Osmani uron Ditën e Forcës: Heronjve dhe dëshmorëve që hodhë...
2 Korriku pëson humbje në ndeshjen e parë të play-offit për ...
Kurti uron Ditën e Forcës: FSK-ja është ushtri e një vendi d...
Të paktën 17 palestinezë të vrarë në sulmet e reja izraelite...
Sulmuesi kosovar, Eliot Bujupi realizoi gol ndaj skuadrës ng...
Hamza takon Ramën në Tiranë: Qëndrojmë të bashkuar, siç kemi...