Sateliti i ri i telekomunikacionit turk Turksat 5B do të lansohet nga kompania amerikane e hapësirës ajrore SpaceX më 19 dhjetor, njoftoi sot ministri i Transportit dhe Infrastrukturës së Turqise, Adil Karaismailoğlu, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sateliti, i prodhuar nga Airbus u transferua nga Franca në SHBA më 29 nëntor, bëri të ditur Karaismailoğlu gjatë një konference për media në kryeqytetin Ankara.
Sateliti i ri, tha ai, do të jetë sateliti më i fuqishëm i vendit që do të rrisë kapacitetin e brezit dhe do t’i shërbejë jo vetëm Turqisë por edhe vendeve fqinje.
“Sateliti është prodhuar me kontributin e industrisë vendase të Turqisë”, tha Karaismailoğlu.
Ai shtoi se sateliti, i cili pritet të shërbejë për 35 vjet, ka gjeneratën e re të sistemit impulsiv me energji elektrike.
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shum...
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani