Turqia ka publikuar masa të reja për të parandaluar shpërndarjen e koronavirusit në vend.
Sipas Ministrit të Brendshëm Turk, këto vende publike do të mbyllen deri në një kohë të pacaktuar:
Teatrot, sallat e koncerteve, sallat e dasmave, sallat për muzikë, tavernat, kafenet, sallat e lojërave, të birrave, baret e shishave, internet kafet, të gjitha këndet e lojërave në ambiente të mbyllura, palestrat, saunat, pishinat, muzetë etj.
Në masat e marra përfshihen edhe ndalimin e tubimeve dhe ndalimin e shtëpive të ngushëllimit të përdorura për familjet për të mirëpritur zi shkruan arbresh.info
Turqia tashmë ka mbyllur shkollat dhe universitetet. Vendi gjithashtu ka ndaluar spektatorë në ndeshje sportive dhe ka ndaluar lutjet në xhamitë.
Turqia ka raportuar së paku 18 raste të koronavirusit, sipas Universiteti të Johns Hopkins./arbresh.info/
Kush janë imigrantët që mund t’i prekë plani i Trumpit...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Analistët: Rebelët sirianë, qasje të ngjashme me Talebanët n...
Moti sot në Shqipëri
Qeveria prezanton programin për parandalimin dhe zvogëlimin ...
Lansohet platforma për raportimin e korrupsionit