Google ADS

Turqia mbështet integritetin territorial të Spanjës

11:32 | 3 Tetor 2017
Arbresh.info

Zëdhënësi i ministrisë së jashtme të Turqisë thotë se respekti ndaj integritetit territorial të Spanjës është parimi kryesor.

Huseyin Muftuoglu tha në një deklaratë që ishte e rëndësishme që të dyja palët t’i binden ligjit të Spanjës dhe të shmangin dhunën, transmeton portali arbresh.info

Komentet e tij vijnë pas referendumit për pavarësi të Katalonisë, ku gjykatat e Spanjës e shpallën të jashtëligjshëm. Më shumë se 800 persona janë lënduar nga kaosi i përleshjeve të policisë me civilë të paarmatosur të cilët donin të votonin.

Muftuoglu ka thënë se Turqia beson që Spanja do të tejkalojë testet e tilla.

Turqia, e cila po lufton me një kryengritje kurde, ka kundërshtuar fuqishëm një referendum mbi pavarësinë nga rajoni gjysmë autonom i kurdëve në Irakun fqinj, duke kërcënuar sanksionet ekonomike dhe veprimin ushtarak./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme