Kreu i agjencisë së komunikimeve në Turqi tha se Ankarja nuk do të lejojë qasjen në enciklopedinë online Wikipedia, derisa ajo t’i largojë informacionet që Qeveria turke i konsideron të rreme.
Autoriteti i Teknologjive të Informacionit dhe Komunikimit në Turqi ka bllokuar ueb-faqen Wikipedia.org qysh më 29 prill, ndërsa një gjykatë në Ankara e mbështeti masën me urdhër zyrtar, më 2 maj.
“Është e pamundur të lejohet qasja në Wikipedia derisa respektohen vendimet gjyqësore”, tha kreu i Autoritetit të Teknologjive të Informaconit, Omer Fatih.
Media shtetërore ka thënë se ndalesa është vënë pasi Wikipedia nuk ka larguar përmbajtjen që e akuzon Turqinë për bashkëpunim me grupet terroriste.
Fondacioni Wikipedia e ka apeluar vendimin e gjykatës në Ankara, përcjell REL.
Turqia, në të kaluarën, ka bllokuar përkohësisht qasjen në ueb-faqet si Facebook, Twitter dhe YouTube.
Bllokada kryesisht është bërë pas sulmeve terroriste ose protestave anti-qeveritare.
Qeveria turke thotë se ndalesat janë të përkohshme dhe të nevojshme për sigurinë kombëtare.
Ndërron jetë papritmas Aulon Grabovci, nipi i politikanit të...
Ndeshja mes Francës dhe Izraelit u ndoq nga numri më i vogël...
Komuna e Vushtrrisë ndalon përdorimin e doracakëve “Edukimi ...
Kim Jong Un urdhëron “prodhim masiv” të dronëve sulmues
Komuna e Prishtinës dënon shkatërrimin e pishave rreth Teatr...
Kryeministri Kurti mori pjesë në natën hapëse të ”Pris...