Nuk ka qetësi mes Turqisë dhe Greqisë. Mediat greke njoftojnë se Ankaraja ditën e sotme ka lëshuar një seri tjetër “NAVTEX” në zonat afër Kastellorizos, si dhe në Egjeun Verior, për periudhën e ardhshme të janarit.
Seria e re e “NAVTEX” që lëshoi stacioni i Antalias përfshinë stërvitje ushtarake dhe kërkim shpëtimi. “NAVTEX” i referohet rezervimit të zonave për ushtrime detare, ndërsa në Athinë janë gjithmonë në gatishmëri. Tensionet mes palëve vijojnë pavarësisht ndërrimit të viteve.
Marrëdhëniet mes dy vendeve në 3 mujorin e fundit të vitit që lamë pas ishte mjaft të tensionuara, thuajse në prag të luftës. Dy vendet nuk po e gjejnë gjuhën e përbashkët për t’u ulur në dialog për kufirin detar pavarësisht thirrjeve të forta nga BE dhe SHBA./abcnews/
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...