Marrëveshja e grurit mes Rusisë dhe Ukrainës, që skadon më 18 maj, pritet të zgjatet.
Kështu u shpreh zëdhënësi i Presidencës së Turqisë, Ibrahim Kalin për Haberturk.
“Shpresoj për zgjatjen e marrëveshjes së grurit, ka shanse për këtë. Po bëhen përpjekje të nevojshme në këtë drejtim,” tha ai.
Marrëveshjet për eksportin e ushqimeve nga Ukraina në tregun ndërkombëtar u lidhën më 22 korrik 2022, për 120 ditë dhe u zgjatën në nëntor për të njëjtën periudhë. Një nga marrëveshjet rregullon rendin e furnizimeve me grurë nga portet e kontrolluara nga Kievi të Odessa, Chernomorsk dhe Yuzhny.
Më 18 mars, Rusia njoftoi se marrëveshja po zgjatej për 60 ditë, duke paralajmëruar se kjo do të ishte koha e mjaftueshme për të vlerësuar efikasitetin e memorandumit të nënshkruar me OKB-në./abcnews.al
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion
Fjalimi i Presidentes, Tahiri: Deklaratat se nuk mund t’i be...
Kuvendi pritet të mbajë tri seanca, njëra për mandatin qever...