Turqia gjatë ditës së sotme ka larguar nga puna më shumë se 7 mijë policë, nënpunës civilë dhe akademikë.
Dekreti i fundit është pjesë e një goditjeje të shkaktuar nga grushti i dështuar, që Turqia thotë se ishte organizuar nga kleriku islamik Fethullah Gulen, ish-aleat i Presidentit Recep Tayyip Erdogan, transmeton portali arbresh.info
Në tërësi, Turqia ka shkarkuar ose pezulluar më shumë se 150,000 zyrtarë dhe arrestoi rreth 50,000 njerëz nga ushtria, policia, gjyqësia, akademia dhe sektorë të tjerë.
Në shkarkimet e fundit janë hequr nga puna, 2,303 policë, duke përshirë edhe disa nga pozitat më të larta, 302 akademike nga universitetet anembanë vendit dhe 342 oficerë dhe ushtarë të pensionuar të gradave.
Më shumë se 240 vetë, shumica prej të cilëve civilë, u vranë në korrikun e kaluar gjatë përpjekjes për grusht shtet./Arbresh.info
Rumania dhe Bullgaria bëhen anëtarë të plotë të zonës Shenge...
Një vit nga liberalizimi i vizave për kosovarët
24 persona të lënduar nga mjetet piroteknike
106 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë, policia shqiptoi mb...
Horoskopi 1 janar 2025, zbuloni parashikimet e yjeve
Rama ndan një video të kirjuar nga AI, duke ecur krahë Ismai...