Google ADS

Turqia kujton tërmetin shkatërrues në Marmara

19:31 | 17 Gusht 2020
Arbresh.info

“Tërmetet nuk vrasin, por vrasin mos marrja e masave paraprake, kështu që ne do të vazhdojmë të marrin çdo masë paraprake të nevojshme”, shkroi Erdoğan.

Duke kujtuar tërmetin e vitit 1999 në rajonin e Marmarasë të Turqisë, presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se “tërmeti nuk vret, por vret mos marrja e masave paraprake.

“Uroj mëshirën e Allahut për ata që humbën jetën në tërmetin e vitit 1999 në Marmara dhe ngushëlloj të dashurit e tyre. Tërmetet nuk vrasin, por vrasin mos marrja e masave paraprake, kështu që ne do të vazhdojmë të marrin çdo masë paraprake të nevojshme”, shkroi presidenti Erdoğan në twitter.

Ministri turk i Punëve të Brendshme, Süleyman Soylu, në një ceremoni përkujtimore të organizuar nga Autoriteti turk për Menaxhimin e Fatkeqësive (ADAF), tha se, “Një nga çështjet më të rëndësishme që do të shohim në ditët e ardhshme do të jetë eliminimi i rreziqeve nga tërmeti”.

Duke folur në këtë ceremoni, ministri turk i Mjedisit dhe Urbanizmit, Murat Kurum, po ashtu shprehu ngushëllime për të afërmit e tyre që vdiqën në tërmet.

“Kërkoj nga të gjithë qytetarët tanë. Ju lutemi kontrolloni shtëpitë tuaja për tërmet. Le të mos e përjetojmë këtë dhimbje. Ne po vazhdojmë me padurim bashkëpunimin e transformimit urban, të inaguruar nga presidenti Recep Tayyip Erdoğan, në mënyrë që të mos përjetojmë të njëjtin lloj dhimbjeje “, shkroi Kurum në twitter.

Sot, Turqia shënon 21-vjetorin e tërmetit shkatërrues të vitit 1999 në rajonin Marmara të Turqisë, i cili më 17 gusht la të vdekur rreth 17 mijë persona dhe 45 mijë të tjerë u plagosën.

Dridhja masive prej 45 sekondash me magnitudë 7.4 ndodhi në orën 3.02 të mëngjesit sipas kohës lokale. Nga tërmeti të prekura mbetën provincat Stamboll, Kocaeli, Sakarya dhe Yalova.

Si pasojë e tërmetit, u prekën rreth 16 milionë njerëz, prej të cilëve rreth 200 mijë mbetën të pastrehë. Gjithsej 66.441 shtëpi dhe 10.901 vende të punës u rrënuan, ndërsa u dëmtuan 285.111 shtëpi dhe 42.902 vende të punës./AA/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme