Turqia kthen në vendlindje mbi 60 mijë qytetarë turq

18:48 | 26 Prill 2020
Arbresh.info

“Deri më tani, ne kemi sjellë mbi 60 mijë qytetarë në vendin tonë. Ne po ashtu kemi mundësuar që rreth 20 mijë persona nga vende të ndryshme të vendosur në Turqi të kthehen në vendin e tyre”, tha Çavuşoğlu.

Numri i qytetarëve turq të kthyer në vendlindje dhe të vendosur në karantinë në qytete të ndryshme të vendit, në kuadër të masave për të penguar përhapjen e koronavirusit të ri (COVID-19), ka tejkaluar shifrën 60 mijë.

Ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlüt Çavuşoğlu, konfirmoi këtë shifër në llogarinë e tij në twitter, ku njoftoi se, “Deri më tani, ne kemi sjellë mbi 60 mijë qytetarë në vendin tonë. Ne po ashtu kemi mundësuar që rreth 20 mijë persona nga vende të ndryshme të vendosur në Turqi të kthehen në vendin e tyre”.

Duke u shprehur se ndjehet krenar për vendin e tij, Çavuşoğlu po ashtu njoftoi se Turqia ka dhënë mbështetje me pajisje mjekësore për 57 vende.

Deri më tani, Turqia ka regjistruar mbi 107.773 rastë të koronavirusit dhe 2.706 viktima.

Pas shfaqjes për herë të parë dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpërthimin e ka shpallur një pandemi globale.

Sipas shifrave të Universitetit John Hopkins me qendër në SHBA, numri i të infektuarve nga COVID-19 ka tejkaluar shifrën 2.8 milionë, me rreth 200 mijë të vdekur dhe rreth 803 mijë të shëruar./AA/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme