Turqia ka kryer një sulm me dron, në veri të Irakut më 17 shtator, duke vrarë të paktën tre luftëtarë.
Luftëtarët e vrarë i përkisnin Njësive për Rezistencën në Sinjar (YBS), një milici e lidhur me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), thanë burimet irakiane të sigurisë, raporton agjencia e lajmeve Reuters.
Luftëtarët e YBS-së ishin duke lëvizur me një makinë në zonën e Sinjarit kur u goditën me dron.
Për një kohë të gjatë, Turqia kryen një fushatë në Irak dhe Siri kundër militantëve të PKK-së, YBS-ë dhe Njësisë siriane për Mbrojtjen e Popullit (YPG). Këto tri organizata, Ankaraja i konsideron grupe terroriste.
Turqia rregullisht kryen sulme ajrore në veri të Irakut dhe ka dhjetëra post-blloqe në territorin irakian. Ditëve të fundit, Ankaraja ka intensifikuar sulmet me dronë në Irak, duke shënjestruar caqe afër zonave urbave dhe rrugëve kyçe./rel/
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza